101 Guide

Sa i nevojshëm është një manual përdorimi për një set furcash në vitin 2025?! Ndoshta duket i panevojshëm, por ky nuk është një manual si gjithë të tjerët (do shkruhej në një manual përdorimi absolutisht 100% njësoj me të tjerët...) Fillojmë?

Çdo detaj në këtë set është i mirëmenduar: që nga materiali i çantës, deri te përzgjedhja e materialit të fijeve. 

Ky është portofoli mbajtës i furçave, me një material të gomuar, për të mos u njollosur nga produktet e make-up-it. Çdo shenjë që ngelet në të, hiqet lehtësisht me një letër të lagur. Madhësia e portofolit e bën shumë praktik për ta marrë me vete pa zënë vend në çantën e udhëtimit apo në tavolinën ku bëni grim. Nga ana tjetër, portofoli ka mjaftueshëm hapësirë që, veç furçave, të vendosni brenda produktet esenciale të grimit që mund t’ju duhen gjatë ditës.

Seti përmban 3 furça duale, 6 koka me fije të cilësisë premium, me forma dhe dendësi të ndryshme për t’ju përshtatur teksturave dhe teknikave të ndryshme të grimit. Mbajtëset janë me material shumë rezistent, duke ofruar jetëgjatësi shumë të lartë të produktit. Nuk ka rëndësi sa herë i përdorni furçat në përditshmëri apo sa shpesh kryeni pastrimin e tyre, fijet e tyre nuk do të shkëputen dhe trupi i furçës nuk pëson çarje ose dëmtime të tjera.

Kjo është furça e parë e setit për produktet likuide. Përbëhet nga dy anë, ku e para dhe më e madhja është e përshtatshme për aplikimin dhe sfumimin e fondatinës. Fijet në furçë janë vendosur në mënyrë shumë të dendur që të mos thithin produkt dhe të lejojnë aplikimin e plotë në lëkurë. Fundet e fijeve janë dizenjuar në mënyrë që të mos lënë shenja dhe vija në bazën e grimit. I gjithë materiali është shumë i butë për të ofruar një përfundim të sfumuar, pa qenë nevoja për përdorimin e sfungjerit në fund. Me anën e madhe të furçës, mund të bëni gjithashtu sfumimin e blush-it, bronzer-it, konturit ose highlighter-it kremoz, duke qenë se fijet nuk mbajnë produkt dhe shpërndajnë në mënyrë të njëtrajtshme. Ana tjetër e furçës ka të njëjtën dendësi, por madhësi më të vogël, perfekte për aplikimin e concealer-it dhe sfumimin preciz të tij poshtë syve me përfundim të sfumuar, apo mbi shenja & akne duke ofruar mbulim të plotë. Kjo anë e furçës është perfekte për aplikimin e blush-it, bronzer-it, konturit në zona precize, para se t’i sfumoni me anën tjetër të saj.

Kjo është furça e dytë e setit, e përshtatshme për produktet pluhur. Ana e majtë është ideale për blush-in dhe bronzer-in pluhur, e ndërtuar me një kënd të posaçëm për aplikim të thjeshtë mbi dhe sipër mollëzave. Madhësia e kësaj furçe nuk është e rastësishme: sipërfaqja e saj lejon aplikimin preciz të produkteve që ngrohin portretin, pa dalë jashtë zonave të duhura, duke e bërë përdorimin fare të kollajtë edhe për fillestarët. Fijet e kësaj furçe janë më pak të dendura se furca e produkteve likuide dhe njësoj të buta për të ofruar një aplikim të njëtrajtshëm të teksturave pluhur. Ana e djathtë e furçës është ideale për të aplikuar pudrën e shkrifët si dhe për të larguar tepricën pas procesit ‘baking’. Forma e saj e rrumbullakët e bën gjithashtu zgjedhje shumë të mirë për të aplikuar highlighter-in pluhur për shkëlqim maksimal dhe të njëtrajtshëm. Megjithatë, e bukura e grimit është që nuk ka rregulla. Këtë anë të furçës mund ta përdorni edhe për të ngrohur me hije dhe ngjyra kapakun e syrit apo për të aplikuar xixa & hije me shkëlqim.

Furça e tretë është ajo e syve. Ana e djathtë me madhësi mesatare e bën të përshtatshme si për të aplikuar hijet e syve ashtu edhe për t’i sfumuar ato. Fijet janë shumë të buta, të dendura mjaftueshëm për të ofruar aplikim shumë të njëtrajtshëm si për ngjyrat ashtu edhe për teksturat. Ana e majtë ka fije të shkurtra dhe të dendura, me majë precize dhe faqe anësore të shtrira, që e bëjnë ideale për aplikimin e detajeve në grimin e syrit si vijëzimet përgjatë rrënjës së qerpikëve, aplikimin e ngjyrave me shkëlqim në zona të caktuara të syrit falë faqeve të shtrira të fijeve, si dhe shumë detaje të tjera.”

Ndoshta kjo nuk ishte një guide përdorimi shumë ndryshe nga të tjerat, ama është shkruar me shumë dashuri dhe dëshirë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që do e provojnë The Ultimate Brush Set.