Rutina ime (shumë e thjeshtë) e mëngjesit

Rutina ime (shumë e thjeshtë) e mëngjesit

Askush nuk ka më nerva në mëngjes të bëjë një rutinë me 20 hapa. I keni parasysh ato videot në TikTok, ku vajzat heqin ato ngjitëset nga goja, nga sytë, bëjnë maska, tonera, serume, 10 lloje kremrash? Kjo nuk jam unë. Rutina ime e mëngjesit ka vetëm 4 produkte: 3 për fytyrën, qafën, dekoltenë dhe 1 ekstra për duart. I gjithë procesi merr 4 minuta. 5 minuta makeup dhe 1 minutë vishem. Nëse vonohem në mëngjes, nuk e kanë fajin produktet, e ka fajin që më zë gjumi nga pak nëpër shtëpi.

Unë përdor larës fytyre në mëngjes vetëm në verë; në çdo stinë tjetër e shplaj lëkurën vetëm me ujë të freskët si hap të parë të rutinës. Lëkura ime është normale, duke anuar në të thatë. Kam tendencë komedonesh të mbyllura, ndaj kujdesem që produktet që vendos në lëkurë të më hidratojnë, por të mos jenë shumë të trasha, t’i pëlqejnë lëkurës time dhe të mos më shkaktojnë komedone.

Çdo mëngjes, rutina ime nis me serum me vitaminë C dhe i preferuari im është nga Skincode, linja ndriçuese. 🌟 Brightening Total Clarity Serum — është serum me teksturë të hollë, kremoze–locion. Është shumë hidratues, por përthithet shpejt. Përshtatet me çdo tip lëkure që kërkon njëtrajtësim të tonit të lëkurës, zbehje të njollave, shenjave post akne, skuqje. Ka një kombinim shumë të mirë përbërësish që i japin lëkurës pamjen uniforme dhe të qetë. Përmban vitaminë C (superstarin e çdo rutine të mëngjesit, që ka veprim stimulues të kolagjenit, anti-rrudhë, anti-njollë dhe mbrojtës ndaj radikaleve të lira), 5% niacinamide (përqendrim i shkëlqyer i këtij përbërësi që nuk shkakton irritim, forcon barrierën e lëkurës, njëtrajtëson tonin, qetëson skuqjet dhe stimulon prodhimin natyral të ceramideve në lëkurë), CM Glucan (përbërës i patentuar i Skincode, që forcon barrierën e lëkurës, stimulon rigjenerimin natyral qelizor dhe ndihmon kundër stresit oksidativ), si dhe Alpine Plant Derived Complex (një tjetër kompleks i patentuar i Skincode, pjesë e çdo produkti nga linja ndriçuese e brandit, i formuar nga 7 lloje bimësh alpine, të rritura me rezistencë natyrale ndaj temperaturave shumë të ulëta, duke ofruar kështu veprim shumë të fuqishëm antioksidues. Ky kompleks redukton pigmentimet, njollat e moshës dhe diskolorimet e lëkurës, i rikthen lëkurës pamjen uniforme, të qetësuar dhe shkëlqimin natyral.) Nuk përmban alkool, fragrance, vajra esencialë që mund të acarojnë lëkurën dhe është hidratues aq sa duhet për t’i bërë skip një shtrese hidratuesi para kremit të diellit.

Hapi i dytë është kremi i syve, gjithashtu nga linja ndriçuese e Skincode. Ky është kremi që përdor çdo mëngjes për të njëtrajtësuar tonin, për të zbehur rrathët e errët dhe për të qetësuar zonën rreth syve. Tekstura e tij është shumë e lehtë, kremoze dhe përthithet menjëherë, sepse nuk më pëlqejnë kremrat e rëndë që bëjnë milia. Formula përmban disa përbërës shumë efektivë për këtë zonë: niacinamide 5%, përqendrim ideal, sepse qetëson skuqjen, përmirëson barrierën, njëtrajtëson tonin dhe ndihmon në reduktimin gradual të rrathëve të errët me origjinë pigmentare; kafeinë, e cila ul ënjtjen/puffiness dhe stimulon mikroqarkullimin, duke e bërë zonën më të freskët dhe më pak të lodhur; CM-Glucan, që forcon barrierën e lëkurës dhe stimulon rigjenerimin natyral qelizor,  si dhe Alpine Complex,  kompleksin me 7 bimë alpine me veprim të fuqishëm antioksidues dhe zbardhues per pamje më uniforme dhe të qetë. Kremi nuk përmban alkool, fragrance apo vajra esencialë, ndaj është shumë i butë dhe i përshtatshëm edhe për lëkurat më të ndjeshme. Jep hidratim të mjaftueshëm për t’u vendosur bukur nën makeup, pa u bërë i rëndë dhe pa shkaktuar komedone apo milia. Përthithet menjëherë — një hap i vogël i rutinës, por me efekt të dukshëm, sidomos për ata që kanë rrathë të errët dhe duan zonë sysh më të ndriçuar e më të lëmuar.

Hapi i fundit për fytyrën, qafën dhe dekoltenë është kremi i diellit, dhe një nga opsionet që më pëlqen më shumë është Round Lab Birch Juice SPF 50. Është me filtra organikë, nuk më djeg sytë, nuk lë kastë të bardhë dhe përthithet në lëkurë si ujë. Nuk përmban alkool, fragrance dhe ka mbrojtje shumë të lartë UVA dhe UVB. Ka përbërës ndriçues si vitaminë C, niacinamide, ekstrakte ndriçuese bimësh medicinale koreane si Portulaca Oleracea, si dhe përbërës qetësues si vaji nga lulet e kamomilit, allantoine, adenosine, etj. Është i rehatshëm për riaplikim, hidratues për lëkurën, por jo i rëndë dhe i bezdisshëm. Nuk më shkakton irritime; përkundrazi, e qetëson lëkurën shumë mirë.

Hapi i katërt dhe i fundit i rutinës është kremi i duarve, dhe ai që përdor është kremi ndriçues i Skincode nga linja Alpine White. Ky krem është shumë hidratues dhe riparues, por njëkohësisht ka efekt dry touch, pra nuk ngjit dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme në çdo gjë që prek gjatë ditës — gjë që më pëlqen, sepse e bën shumë praktik për përdorim. Formula përmban vitaminë C, që është anti-rrudhë dhe njëtrajtues shumë i fuqishëm, si dhe përbërës të tjerë me veprim zbardhues dhe antioksidues që ndihmojnë në reduktimin e njollave të moshës dhe uniformimin e tonit të lëkurës së duarve. Këto janë pikërisht përbërësit që unë i kërkoj në një krem duarsh: hidratim, riparim, ndriçim dhe zero ngjitje. Pas kremit hidratues, mbi duar vendos gjithmonë edhe kremin e diellit që përdor për fytyrën, për mbrojtje maksimale ndaj UVA/UVB gjatë gjithë ditës.

Kjo është e gjithë rutina ime në mëngjes, e thjeshtë dhe e fokusuar në mbrojtjen ndaj njollave, ndaj diellit, ndriçuese për zonën e syve dhe me veprim anti-rrudhë, ku çdo produkt nuk më shkakton irritime; përkundrazi, ka veprim qetësues dhe njëtrajtues.

Easy peasy :)