🏖️A po e përdor kremin e diellit sic duhet?

🏖️A po e përdor kremin e diellit sic duhet?

Përdorimi i kremit të diellit nuk është më një luks, por një domosdoshmëri e përditshme. Megjithatë, shumë persona mendojnë se mjafton ta blejnë dhe ta përdorin herë pas here, duke harruar faktin që efikasiteti i tij varet nga mënyra e aplikimit, sasia dhe riaplikimi.

📝 Si të përdorësh kremin e diellit siç duhet

 Efikasiteti varet nga sasia, koha dhe riaplikimi.

🔸 Aplikoje siç duhet – sasia ka rëndësi

  • Fytyrë + qafë: ~1/3 lugë çaji (≈1.2–1.5 ml).

  • Trupi i një të rrituri: rreth 30 ml (≈2 lugë gjelle).

  • Sasi e pamjaftueshme ⇒ ulje reale e mbrojtjes së deklaruar.

💡 Këshillë: apliko në dy shtresa të holla me 1–2 min ndërmjet për mbulim më të plotë.

🔸 Aplikoje në kohën e duhur

  • 15–20 minuta para ekspozimit (si fizikët, ashtu edhe kimikët) për t’u “fiksuar” në lëkurë.

🔸 Riaplikoje çdo 2 orë

  • Veçanërisht pas djersitjes, notit ose fshirjes me peshqir.

  • Edhe në ambient të mbyllur, UVA-t kalojnë përmes dritareve.

🔸 Mos harro zonat “e padukshme”

  • Qafa, dekolteja, veshët (edhe pas tyre), skajet e hundës, buzët (balsam me SPF), duart (sidomos në timon), shpatullat/kofshet në ekspozim.

🔸 Përdore çdo ditë, pavarësisht motit

  • Re, dimër apo ambiente të mbyllura – UVA-t janë aty. SPF ditor është masa më efektive anti-plakje dhe kundër hiperpigmentimit.

🔸 Mos u mjafto vetëm me SPF-n në makeup

  • SPF-të në makeup zakonisht aplikohen në sasi shumë të vogla.

  • Përdor një shtresë të veçantë krem dielli poshtë.

💄 Riaplikimi i kremit të diellit mbi makeup

Riaplikimi çdo 2 orë është i domosdoshëm edhe me makeup.
Mund të bëhet me:

  • spray SPF për fytyrë,

  • pudra me SPF për ripërforcim,

  • sfungjer/pad pambuku për shtresë të hollë pa e spostuar grimin.

📌 Mos harro: mbulo të gjithë fytyrën, plus qafën, zonën rreth syve (me produkt të përshtatshëm) dhe veshët. Edhe riaplikimi “jo perfekt” është shumë më mirë se aspak.

Mbrojtja nga dielli nuk mbaron me zgjedhjen e një kremi me SPF të lartë; rëndësi ka mënyra si e përdorim, sasia e aplikuar dhe sa rregullisht e riaplikojmë. Një krem i aplikuar në mënyrë të saktë, çdo ditë, është arma më e fuqishme kundër dëmeve të diellit dhe një investim afatgjatë në shëndetin e lëkurës.