💇‍♀️ 10 Këshilla të thjeshta për kujdesin e flokëve

💇‍♀️ 10 Këshilla të thjeshta për kujdesin e flokëve

Flokët janë një pjesë e rëndësishme e pamjes – shpesh i lidhim me vetëbesimin, energjinë dhe mënyrën si duam të paraqitemi. Për t’i mbajtur të shëndetshëm nuk është gjithmonë e nevojshme të shpenzosh shumë para në produkte luksoze. Shumë herë, sekreti fshihet te zakone të thjeshta që mund t’i aplikosh pa kosto shtesë, vetëm me pak kujdes të përditshëm.

Më poshtë do të gjesh 10 hacks të lira ose krejtësisht falas, që mund të bëjnë diferencë të madhe në shëndetin dhe pamjen e flokëve të tu.

🐊 Kapëse flokësh me dhëmbëza të gjera
Ideale për të ndarë flokët gjatë tharjes ose trajtimeve. Përveç kësaj, janë një alternativë shumë më e mirë se llastikët kur do t’i mbash flokët të kapura për më gjatë, sepse nuk i shtrëngojnë fort dhe nuk i dëmtojnë fijet.

🚿 Shampo vetëm në skalp, kondicioner vetëm në gjatësitë
Skalpi ka nevojë për pastrim, ndërsa gjatësia ka nevojë për ushqim dhe hidratim. Kjo ndarje mbron majat dhe parandalon yndyrën e tepërt në rrënjë.

🪮 Krehja e flokëve 
Flokët janë më të brishtë kur janë të lagur. Përdor një krehër me dhëmbë të gjërë në dush ose një furcë të posacme për flokë të lagur për të shmangur këputjen dhe elektrizimin.

🧖 Zëvendëso peshqirin klasik me mikrofibër
Peshqirët e zakonshëm janë më të ashpër dhe shkaktojnë këputje. Një peshqir mikrofibër (ose edhe një bluzë pambuku e butë) thith lagështinë më shpejt dhe trajton flokun me më shumë kujdes.

😴 Fli me këllëf jastëku mëndafshi ose sateni
Materialet e buta ulin fërkimin dhe parandalojnë ngatërrimin dhe elektrizimin. Për pasojë, flokët duken më të rregullt dhe më të shëndetshëm.

💧 Shpëlaje flokun me ujë të ftohtë në fund
Një shpëlarje e shpejtë me ujë të freskët pas dushit ndihmon me  kutikulat së flokut, duke e bërë më të lëmuar dhe më me shkëlqim. Shplarja e flokëve me ujë të ftohtë, mund të ndihmojë dhe me yndyrosjen më të ngadaltë të tyre.

🥥 Përdor vajra natyralë për majat e thata
Një pikë vaj bajamesh ose argani në majat e thata parandalon këputjen dhe jep shkëlqim pa kosto të madhe.

🧴 Mos e tepro me sasinë e produkteve
Kur flokët rëndohen nga serume, spray apo kremra leave-in, duken pa jetë dhe yndyrshëm. Rregulli i artë është më pak është më shumë – përdor vetëm sa duhet.

⚠️ Kontrollo përbërësit irritues në produkte
Shumë probleme të skalpit vijnë nga alergjenë si Methylisothiazolinone (MI) ose Methylchloroisothiazolinone (MCI). Nëse ke kruarje apo ndjesi irritimi, hidhi një sy  etiketave të listave të përbërësve.

🌬️ Shmang nxehtësinë e tepërt
Përdorimi i përditshëm i piastrës apo tharëses dëmton strukturën e flokut. Lëri flokët të thahen natyrshëm sa herë të kesh mundësi dhe përdor mbrojtës termik kur nuk i shmang dot pajisjet me nxehtësi.

 

Kujdesi për flokët nuk duhet të jetë luks. Shumë herë, janë këto zakone të thjeshta që bëjnë ndryshimin – kapëset me dhëmbëza, tharja e butë, shmangia e fërkimit dhe një rutinë e thjeshtë që respekton nevojat natyrore të flokut. Flokët e shëndetshëm shpesh nuk kërkojnë shpenzime të mëdha, por kujdes të "zgjuar" dhe të përditshëm. Zgjidh atë që të përshtatet, zbatoje me konsistencë dhe do të shohësh rezultatet.